Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve në vendin tonë nga covid-19 ka shkuar në 494, ndërsa është shënuar edhe viktima e 25. 19 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Mira Rakacolli Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet: Në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me COVID-19.