Në mbështetje të ligjit “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, Kodit të Punës dhe vendimit të Komitetit të Përkohshëm për infeksionin e përhapur nga Coronavirusi, OSHEE lëshoi një urdhër me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019. Pika e parë është kufizimi i veprimtarive dhe reduktimi i numrit të punonjësve deri me 50% që do të jenë në detyrë, përmes orientimit dhe organizimit të eprorëve përkatës.