Edhe pse qeveria bëri thirrje për qetësi, sot në mëngjes, mireja greke u gjenden në supermarkete ku u furnizuan me ushqime. Kryesisht blerjet ishin në fasule, makarona, oriz, salcë, konserva, letra dhe higjenizues. Situata është e qetë dhe blerjet konsistonin në krijimin e një rezervë psikologjike të familjeve. Dhoma e tregtisë së Greqisë njoftoi se ka sasi të bollshme ushqimesh si dhe lëndë të pare, ndaj nuk është e nevojshme dyndja në supermarkete.