Marrëveshje tregtare, eksportet dhe importet në rritje, një transport detar me volum të lartë dhe portet të tejngarkuara. Në këtë mënyrë Kina po e konsolidon praninë e saj në portat hyrëse të Evropës. Këtë gjë e ka bërë prej vitesh, deri në pikën që sot, në të paktën 3 zona strategjike, Pekini mund të luajë një rol themelor në lidhje me dinamikën ekonomike që prek Kontinentin e Vjetër.