Kampioni i trefishtë i Europës në peshëngritje, Briken Calja ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Cërrikut, i dhënë nga Këshilli Bashkiak me motivacionin për arritjen sportive ndërkombëtare për 3 medaljet e arta në kampionatin europian të këtij viti, si një rezultat rekord në historinë e peshëngritjes shqiptare.