Buxheti për tërmetin, Qeveria planifikon 162 mln euro për rindërtimin
13/12/2019 19:30

Qeveria do të marrë 105 milionë euro vitin e ardhshëm për të financuar programin e rindërtimit nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni i Ekonomisë ndryshoi projektbuxhetin për vitin 2020 duke rritur me 13 miliardë lekë ose shtesë deficitin e parashikuar buxhetor. Sipas ndryshimeve të reja, huamarrja e qeverisë për vitin e ardhshëm do të jetë 42 miliardë lekë nga 29 miliardë që ishte parashikuar në draftin fillestar të projektbuxhetit. Ndërsa në raport me prodhimin kombëtar, deficiti rritet nga 1.6 për qind që ishte parashikuar në 2.25 për qind. Sipas tabelave të ndryshuara të projektbuxhetit, në total fondi që vihet në dispozicion të rindërtimit do të jetë 20 miliardë lekë. Vec 13 miliardë lekëve që do të merren borxh, qeveria pret të arkëtojë 7 miliardë lekë të tjera nga donacionet, që vijnë nga qeveritë e huaja, biznesi dhe qytetarët. Nëse qeveria do të arkëtojë më shumë se 7 miliardë lekë nga donacionet, atëherë fondi total I rindërtimit rritet automatikisht me po të njëjtën masë. Rritja me 13 miliardë lekë e deficitit buxhetor nuk e ndryshon trajektoren rënëse të borxhit publik si përqindje ndaj prodhimit kombëtar.. Sipas llogarive të qeverisë, borxhi do të vazhdojë të ulet edhe vitin që vjen ndonëse me një ritëm më të ulët nga sa ishte parashikuar duke ngadalësuar kështu procesin e konsolidimit. Veç caktimit të fondit 20 miliardë lekë, komisioni I ekonomisë miratoi edhe heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për lëndët e para që do të përdoren në ndërtimin e banesave të reja si dhe kompanitë ndërtuese që do të angazhohen në këtë proces.

Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë
31/03 22:47
Top News- Hakerat iranianë sulm drejtësisë/ Reagojnë institucionet: Nuk ka pasur hakerim
31/03 22:30
Top News- Redjan Rraja në burg përjetë/ Atentati në Shkozet, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
31/03 22:02
Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41