Butrint, viti i shpresës për parkun/ Vjet 30 mijë vizitorë më pak! Drejtuesit me sytë nga 2021
26/01/2021 12:43

Parku Kombëtar i Butrintit u vizitua gjatë sezonit të vështirë të 2020 vetëm nga 30 mijë vizitorë. Në raport me vitin 2019 rënia ka qenë e konsiderueshme pasi vetëm gjatë 2019 parku u vizitua nga një numër rekord prej 230 mijë vizitorësh. “ Viti 2021 besojmë se do të shënojë kthesë për ti dhënë fund kësaj drame sociale dhe këtij viti të vështirë që ishte plot me surpriza dhe me goditje të mëdha financiare në çdo aspekt të jetës. Jemi realist dhe optimist për situatën që presim. Agjensi të ndryshme dhe kanë shprehur interesin e tyre për të marrë oferta dhe për të qenë prezent megjithëse kjo është një periudhë e vështirë për të bërë turizëm.” Parku Kombëtar i Butrintit çeli dhe testoi për herë të parë gjatë vitit 2020 disa shtigje natyrorë që mund të përshkohen me këmbë megjithatë potenciali natyror i parkut dhe lagunës vijon të jetë ende në fillesat e shfrytëzimit si mundësi për të bërë turizëm. “Përgjatë 2020 ne arritëm që të bëjmë të kalueshme dhe të aksesueshme fortifikimin e Kalivosë, muret e të cilit datojnë që në prehistori, një aset që ne e kemi ekspozuar për publikun. Këtu kemi të bëjmë me një mori shtigjesh natyrore që do të tërheqin vizitorët që kanë dëshirë ecjet në natyrë apo udhëtimet e aventurës, të ndërthurura këto me historinë”, kreu i parkut, Eri Sulo . Butrinti ofron magjinë e rrënojave të disa periudhave dhe fsheh teatrin, bazilikën dhe tempujt e shumtë gjithashtu ai është një park i mbrojtur natyror për shkak të habitatit të veçantë natyror me rreth 1200 specie të faunës dhe të florës. Butrinti dhe liqeni i tij është habitati i rana epirotica, një specie e rrallë e bretkosës unike të këtij territori. Gjithashtu qyteti i dafinave është habitati i qindra zogjve një pjesë e të cilëve janë pjesë e librit të kuq dhe të mbrojtur prej Konventës Ramsar.

Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58
Top News – ‘Nga noter në prokuror, vendim nul’. Shqyrtohet padia e Veliajt ndaj Ols Dados
03/04 15:53
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Porosi për parkimet, emergjencat dhe legalizimet
03/04 15:42
Top Channel/ Abuzim me të miturin/ Gjirokastër, 10-vjeçari gjendet pa ndjenja, në kërkim i dyshuari
03/04 15:32
Top Channel/ “Dajak” për lekët e ashensorit, sulmohet 45-vjeçarja në mes të rrugës
03/04 15:28
Top News – ‘IBAR-in nuk e shtyu PD’. Berisha i përgjigjet Ramës për integrimin në BE
03/04 15:19
Top News – Nafta mbi 220 lekë. Qeveria miraton uljen me 20 për qind të akcizës
03/04 15:19
Top News-‘Punët e Shqipërisë’, pa demokratët. Kryebashkiakun e Pukës nuk e lejojnë në takim me Ramën
03/04 15:19
Top Channel/ Veliaj sfidon prokurorin, lë burgun dhe shkon në gjyqin kundër Ols Dados
03/04 15:09
Top News- Miratohet projekligji për shtetësinë/ Qeveria- Do ketë lehtësime për diasporën
03/04 15:03
Top News – Hita ‘shkrin’ komisariatin e Peqinit. Drejtuesit pezullohen për magazinën e hashashit
03/04 15:02
Top Channel/ Me pranga në duar, momenti kur Veliaj lë gjykatën dhe futet në fugonin e policisë
03/04 14:58
Top News – ‘Nuk po kontrollon Qeverinë.’ Spiropali: Kuvendi e ka humbur funksionin e tij
03/04 14:41
Top News – Mbajti peng prindërit, 35-vjeçari narkoman shtrohet në spital psikiatrik
03/04 14:41