Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u takua në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, dhe Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Bushati e njohu shefen për Politikën e Jashtme të BE-së me punën e qeverisë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, që kanë të bëjnë me procesin e shtetndërtimit.