Reshtjet e dëborës gjatë natës në bulqizë kanë qenë intensive duke rënduar situatën sidomos në zonat malore. Në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Krastë gjatë mëngjesit të sotëm makinat kanë lëvizur me shumë vështirësi si pasojë e akullit në rrugë. Ulja e temperaturave ka sjellë akull në rrugë duke shkaktuar edhe rrëshqitje të mjeteve Me zinxhir kalohet në të gjitha rrugët ruale të njësive administrative të Bashkisë Bulqizë,aktualisht trashësia e dëborës në qytet 5 centimetra ndërsa në zonat e thella deri në 25 centimetër