Pesëdhjetë përqind e 10-vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar zotërojnë një smartphone sipas një raporti të rregullatorit mediatik Ofcom. Numri i pronarëve të rinj të telefonave inteligjente rezulton të jetë dyfishuar në grupmoshat 9 dhe 10 vjeç, një fenomen të cilin Ofcom e cilësoi si “epoka e pavarësisë digjitale”. Për më tepër, edhe 24% e fëmijëve 3 dhe 4 vjeç kishin tabletën e tyre, ndërsa 15% lejohen që ta marrin me vete në shtrat.