Lufta e organeve të antidopingut për të pastruar sportin vazhdon jo vetëm me aktivitetet aktuale, por edhe me ato të së shkuarës. Falë kërkimeve të fundit, kampioni ynë i peshëngritjes, Briken Calja ka arritur të ngjitet deri në vendin e 6-të në olimpiadën e Londrës. Por cilat janë objektivat në aktivitetet e ardhshme të Caljes? Viti 2021 do të ketë kampionatin evropian, Lojërat Olimpike, Universiada-n dhe kampionatin botëror.