Pasi priti Botërorin e 2014 dhe Lojërat Olimpike të 2016, Brazili po përgatitet për një tjetër eveniment të rëndësishëm sportiv, Copa America ku të gjitha skuadrat e Amerikës së Jugut përballen mes tyre për trofeun kontinental. Tashmë këto përgatitje janë në fazën e fundit të tyre dhe rrugët në qytetet braziliane tashmë janë pushtuar kryesisht nga ngjyra e verdhë e uniformës së skuadrës 5 herë kampione të Botës, Brazilit.