Qeveria ka marrë 11 milionë dollarë borxh nga bankat private me afat maturimi 3-vjecar. Në ankandin e zhvilluar një ditë më parë nga Banka e Shqipërisë Ministria e Financave kishte planifikuar ta merrte borxhin me interes 8.65 për qind, por në fakt është detyruar ta paguajë atë 0.41 pikë përqindje me lartë ose 9.06 për qind.