Bonot e privatizimit prej më shumë se 25 vitesh ishin letra me vlerë që qeveritë i hodhën për procesin e blerjes së fabrikave apo privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore. Top Story i kushton këtë dokumentar special në lidhje me historinë e boneve të privatizimit, shkëlqimi dhe zhvlerësimi i letrave me vlerë. Aktualisht në tregun e zi të këmbimit valutor, qarkullojnë mijëra bono privatizimi, por që sot janë pa vlerë. Si u kthyen ato nga letra me vlerë, në letra pa vlerë? Të gjitha qeveritë dështuan në 25 vitet e fundit, që t’i jepnin vlerën e duhur bonove të privatizimit. A ishin këto letra, një skemë e një mashtrimi të madh financiar?! Sa u emetuan në treg dhe kush përfitoi prej tyre? Përse populli nuk fitoi asgjë nga bonot, ndërkohë disa njerëz afër politikes u bënë milionerë brenda natës?