“Bloomberg” shkruan për transformimin e Piramidës: Tirana, një qytet i pastër, me administratë progresive
21/01/2020 20:13

Pas “The Guardian” dhe “Financial Times”, është agjencia më e njohur e lajmeve ekonomike në botë “Bloomberg”, ajo që i ka kushtuar një hapësirë të veçantë historisë së Piramidës dhe transformimit që do të pësojë ajo me projektin e Bashkisë së Tiranës. “Bloomberg” shkruan se kjo godinë e projektuar si muzeu i ish-diktatorit Hoxha në kohën e komunzimit, do të shndërrohet shumë shpejt në një qendër multifunksionale edukimi të teknologjisë për të rinjtë. Më tej “Bloomberg” nënvizon se kjo godinë që sot i ngjason një ngrehine, fsheh potencialin për t’u bërë një nga strukturat më të gjalla dhe interesante në Europën Lindore. Duke ftuar turistët që të vizitojnë Tiranën,“Bloomberg” shkruan se për një vizitor që vjen për herë të parë, Tirana është një qytet i pastër dhe i rregullt, që drejtohet nga një administratë progresive e cila po inkurajon sipërmarrjen dhe inovacionin. Shkrimi i plotë: Piramida, marrëzia komuniste që do të rilindë si qendër invacioni në Tiranë Nga Richard Vines, Bloomberg Ngjan si një park fantastik skateboard-i apo qendër tregtare moderne të braktisur, me sipërfaqen e saj të paanë e të pjerrët prej betoni të shkarravitur me graffiti, dhe panelet e zymta prej xhami, por kjo ndërtesë në kalbje e sipër është një nga monumentet më të rëndësishme të Europës, që i ka mbijetuar komunizmit, dhe është gati të transformohet. Piramida e Tiranës u ngrit për të lartësuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha menjëherë pas vdekjes së tij në vitnin 1985. U deshën tre vjet për ta ndërtuar anash bulevardit kryesor të qytetit dhe u çel me një ceremoni madhështore në tetor 1988. Sipas faqes InfoAlbania, ajo ishte vepër e katër arkitektëve: e të bijës së Hoxhës, Pranvera Hoxha, e bashkëshortit të saj, Klement Kolaneci, si edhe e Pirro Vasos dhe Vladimir Bregut. E veshur me pllaka mermeri të bardhë dhe një yll të kuq mbi krye, ajo ishte një ndërtesë goditëse. Brendia natyrisht zotërohej nga një statujë e diktatorit dhe vetë ndërtesa ishte një vend pelegrinazhi për një shtet të ashpër komunist, që lartonte kultin e individit. Ceremonia e hapjes ishte një çast krenarie për Shqipërinë dhe filmimet e ngjarjes shfaqin zyrtarë që ecin midis nxënësve të shkollave të lëvizjes së rinisë komuniste. Kishte vetëm një problem të vogël – regjimi komunist ra në vitin 1990, dy vjet pasi u përfundoi ndërtimi i Piramidës, dhe reputacioni i Hoxhës u shkatërrua së bashku me të. Ndërtesa u mbyll dhe më pas u transform disa herë: qendër konferencash; sallë për festivalin kombëtar të xhazit; sallë leksionesh; teatër; vendstrehim për shtabin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë; shtëpi e një stacioni televiziv; e madje, edhe si klub nate. Është braktisur prej kohësh dhe qëndron e mbyllur për publikun. Madje, në vitin 2011 Këshilli Bashkiak i qytetit vendosi ta prishte, por shpëtoi pas neë sëirl protestash, e më në fund, sipas Joni Baboçit, Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban të Tiranës, bashkia ka një plan për ta rivënë në përdorim. Ndërtesa do të rilindë si një qendër mësimore, ku turistët do të jenë gjithashtu të mirëpritur. Projekti bashkëfinancohet nga qeveria qendrore dhe ajo vendore, në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Puna mund të fillojë qysh në muajin tjetër dhe pritet të zgjasë 1 vit e gjysmë.

Top News- SHBA ngre alarmin për qytetarët/ 11 të burgosur të rrezikshëm e armatosur, në arrati
17/05 11:46
Top News- ‘Nuk bëjmë tregti me shtet gjenocidal’/ Deklarata fut në krizë marrëdhënien Spanjë-Izrael
17/05 11:45
Top Channel/ “Të Vullnetshmit” në Tiranë”, Meloni lihet jashtë: Përplaset me Macron!
17/05 11:41
Top News- Izraeli nis offensive të re në Gaza/ Synon futjen e trupave në territore të tjera
17/05 11:39
Top News- Numërohen votat me postë nga Greqia/ Zhbllokohet procesi I kontestuar nga PD
17/05 11:38
Top Channel/ Tirana “historike” për Merz: Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë!
17/05 11:35
Top Channel/ Mbyllet takimi Ukrainë-Rusi në Turqi: Arrihet shkëmbimi më i madh i robërve!
17/05 11:28
Top Channel/ Izraeli nis ofensivë të re në Gaza, shënjestra: Pikat strategjike të territorit!
17/05 11:24
Top News- 47 delegacione, një aeroport/ TIA, siguri dhe standarde për samitin evropian të Tiranës
17/05 11:16
Top Channel/ Nis numërimi i votave të Greqisë, Balla, Manja dhe Gjekmarkaj ndjekin procesin
17/05 11:10
Top Channel/“Besimi që morët është i rëndësishëm për ne”, Macron uron Ramën: Ky mandat do na lejojë…
17/05 10:32
Top Channel/ Rama për shpenzimet në mbrojtje: Kemi ndjekur aleatët dhe kemi arritur 2% të buxhetit
17/05 10:15
Top Channel/ Macron: Për situatën Kosovë-Serbi jemi vigjilent, jemi në rrugën e duhur për zgjidhje
17/05 10:06
Top Channel/ Macron për Ukrainën: Jemi krahas ukrainasve nga viti 2014, po presim rusët që nga marsi
17/05 10:06
Top Channel/ Noka: Falja e gjobave, a nuk është blerje e pastër e votave? E patë ju kë gjeta në Vorë
16/05 20:28
Top News – Përmbyllet samiti, Macron në Tiranë takimin zyrtar me Ramën
16/05 19:52
Top News – Europa zbarkon në Tiranë. EPC, udhëheqësit e kontinentit bisedime për sigurinë
16/05 18:43
Top Channel/ Plagosi bashkëmoshatarin me thikë, gjyshja e 14-vjeçarit në Maliq: Nuk pandeha që…
16/05 17:34
Top Channel/ ‘Poshtë diktatura, duam votat tona’, nis protesta e paralajmëruar e opozitës
16/05 17:30
Top Channel/ Plagosja e 15-vjeçarit në Maliq, flet nëna e autorit: Ziheshin shumë, ai e tallte
16/05 17:28
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta