Bllokohen pronat e biznesmenes në Fier. Dyshohet se janë para droge të ish-bashkëshortit
04/12/2020 12:17

Policia e Fierit i bllokoi 1.5 milionë euro pasuri, 49-vjeçares Rudina Zenaj. Në muajin gusht OFL i kishte dërguar asaj dhe katër personave të tjerë kërkesën për të treguar pasuritë e tyre. Zenaj ishte vënë nën hetim si bashkëshortja e Shaban Zenajt, i dënuar me 14 vite burg në Itali nga Gjykata e Milanos. Çifti kishte bërë edhe një divorc, por hetuesit mendojnë se ai është fiktiv. Ndërkohë që 49-vjeçarja nuk e justifikon dot se si ka krijuar pasuritë prej 1.5 milionë euro të cilat janë në Fier dhe në Vlorë. Ajo është pronare e një bar restoranti në zonën e Skelës në Vlorë, me emrin Britania si dhe një apartamenti në Vlorë, një tjetër në Pogradec dhe një automjet Mercedez. Policia dyshon se e gjithë kjo pasuri është vendosur për shkak të të ardhurave nga trafiku i drogës, krim për të cilin bashkëshorti i saj u ekstradua dhe u dënua në Itali. Ai është arrestuar në vitin 2015 në qytetin e Vlorës ku jetonte dhe drejtonte një biznes, ndërsa Gjykata e Milanos e kishte dënuar me burg. Arrestimi është bërë ndërsa ndodhej në lokalin e tij luksoz, të cilin e kishte ndërtuar, ndërsa më herët, sipas gjykatës italiane kishte qenë pjesë e një grupi që merrej me trafikun e heroinës drejt Italisë.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16