“Blerta vuante nga depresioni i rëndë”/ Flet mjeku Sadik Lala që e kuroi vajzën deri në vitin 2015
10/07/2020 15:44

Në shtëpinë e të mbijetuarës, në Kombinat, kolegu Andi Bora gjeti një recetë dhe një fletë mjekimi, lëshuar nga mjeku psikiatër Sadik Lala, me të cilin do të flasim në vazhdim, mbi këtë çështje. “Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime. Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas. Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë. Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën. Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave. Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015. Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time. Erdhi e shoqëruar nga e motra. Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues. E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket. 45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta.” tha mjeku psikiatër Sadik Lala.

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
01/04 11:07
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
01/04 10:25
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
01/04 10:22
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
01/04 10:21
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
01/04 10:11
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë
01/04 09:40
Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë
31/03 22:47
Top News- Hakerat iranianë sulm drejtësisë/ Reagojnë institucionet: Nuk ka pasur hakerim
31/03 22:30
Top News- Redjan Rraja në burg përjetë/ Atentati në Shkozet, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
31/03 22:02
Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39