Në këtë episod tek “Kandidati” prezanton profilin e saj profesional dhe ambicjen e saj politike kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit Blerina Reci (Xhakolli). Blerina është Përgjegjëse në Departamentin e Psikologjisë Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës në Punë Sociale, titull kualifikimi si Ndërmjetëse Kulturore nga Rajoni i Lombardisë, Milano Itali, si dhe graden Doktore Shkencash nga Universiteti i Tiranës.