20 persona të tjerë janë infektuar më Covid-19 në të gjithë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Kamëz. Konkretisht 15 raste të reja në Tiranë, dy në Durrës, dy në Krujë, 1 në Kamëz. Në total në të gjithë vendin tonë deri më tani janë shënuar, 1184 raste pozitive me COVID19 nga fillimi i epidemisë. 253 raste janë aktive në Shqipëri. Ndërsa 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital