Si sot një vit më parë, presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin shtrënguan duart në hapjen e samitit në Gjenevë. Tensionet e para kishin filluar të ndiheshin mes Uashingtonit dhe Moskës, teksa Putin po jepte sinjalet e para të ambicies së tij për një pushtet autoritar dhe nostalgjisë së kahershme për rikthimin e ‘Bashkimin Sovietit’.