E diela e Pashkës ka mbledhur besimtarët katolikë në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet, për të ndjekur meshën e Ringjalljes së Krishtit. Në mes tyre gjen nga ata që filluan të besojnë pas përmbysjes së regjimit komunist, por ka edhe nga ata, të cilët janë rritur me frymën e besimit, ndonëse duke i respektuar ritet fetare në fshehtësi të plotë, edhe pse e dinin se nëse do të merrej vesh, dënimi ishte i egër.