Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi do të nisë sot punën e tij në shërbim të komunitetit në një shtëpi të moshuarish pranë Milanos. Ai u dënua me 4 vite burg për evazion fiskal vitin e kaluar, por që u zëvendësua me 4 orë punë në javë përgjatë një viti me të moshuarit me sklerozë.