“E tërë përpjekja jonë është dhe do të jetë që të krijojmë sa më shumë vende pune, të krijojmë 4 vitet që vijnë edhe 250 mijë vende të reja pune”. Për Kryeministrin Sali Berisha ky është premtimi më i rëndësishëm i Partisë Demokratike për të fituar një mandat tjetër qeverisës për të realizuar projektin Shqipëria, një vend i zhvilluar.