Kryeministri i vendit, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në mbledhje qeverie se, pensionistë do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit prej 2 mijë lekësh të reja, ndërkohë që i bëri thirrje opozitës që të mos nxisë mediat pranë saj të dezinformojnë publikun se do të mungojë shpërblimi për pensionistët.