Beate Hoëitt një ish-mësuese, tashmë në pension, sapo ka nisur karrierën e saj si modele, pikërisht në moshën 80 vjeҫare. Hoëitt u pikas, ndërsa bënte pazar vitin e kaluar në Oksford, ku edhe jeton. Një kompani modelingu, duke e parë sesa e pasionuar ishte pas modës, vendosi që t'i ofrojë asaj një kontratë. Ajo thuajse gjithë jetën e saj kishte ëndërruar që të bëhej modele, sidomos para 65 vitesh kur ishte në kulmin e rinisë.