BE: Korrupsioni ende sfidë për Kosovën
12/12/2019 18:23

Korrupsioni mbetet sfidë e madhe në Kosovë dhe kjo dukuri negative po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Përderisa ky fenomen është kaq i shtrirë, atëherë dhe koha që do të kërkojë për tu ndryshuar, do të jetë e madhe. Në këtë përfundim dolën pjesëmarrës të konferencës “Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë”, organizuar nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mbahen në Kosovë me rastin e Javës kundër Korrupsionit. Riccardo Serri, zëvendës shef i zyrës së BE-së në Kosovë, tha se projekti “PECK II” synon të sjellë Kosovën te nivelet e standardeve evropiane për luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. “Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përditshme. institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore janë të përfshira tashmë në këtë luftë, por vetëm të mira ka që t`i kushtohet kësaj teme një debat specifik gjatë kësaj jave. Ne kemi qenë aktivë gjatë këtyre ditëve, e kjo ishte një javë e vështirë, por e tillë ka qenë dhe situata në përgjithësi për shkak të vakumit politik që po vazhdon prej një kohe të gjatë në Kosovë”, shprehet Serri. Serri shtoi se korrupsioni ndikon te të dyja gjinitë, por ka argument se ai prek më shumë burrat. Ndërsa ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Kerin Hernmarck Ahlin tha se Kosova përballet me nepotizëm që është një formë korrupsioni, e që në këtë rast janë të përfshira edhe femrat.

Top News- Qytetarët e Kosovës blejnë më pak/ Inflacioni iu varfëron xhepat, zhvlerësohen paratë
16/12 13:37
Top Channel/ Kosova, Osmani takohet me Papën: Kërkon njohje zyrtare nga Vatikani!
16/12 11:31
Top Channel/ Humben jeten dy shqiptare, aksidenti- Hetime për mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore!
15/12 14:53
Top News- E akuzuan për sulmin në Banjskë/ Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit të Kosovës
15/12 12:58
Top News- Tarifat bankare/ Kosovë, qytetarët ankohen për dyfishim të kostove
15/12 10:38
Top News – Diaspora nis të votojë. KQZ dërgon zarfat për zgjedhjet e 28 dhjetorit
14/12 14:45
Top News- “Kërkojmë drejtësi”, kreu i OVL-UÇK nga Shkupi: Gjykatë me fakte false, gënjeshtra…
13/12 16:30
Top News- “Mirënjohje për ata që dhanë jetën për lirinë”, Haklaj në protestën për UÇK në Shkup
13/12 16:00
Top News- Protesta për UÇK në Shkup, organizatorët dhe komandatët: Lindi nga lotët e nënave
13/12 15:30
Top News- “Hashim Thaçi e Kadri Veseli akuzohen padrejtësisht”, Ali Ahmeti: Ne donim liri
13/12 15:00
Top News- “Liri dhe drejtësi për luftëtarët e UÇK”, Ali Ahmeti i drejtohet Europës me një mesazh
13/12 14:52
Top News- Kosova nis 500 mijë euro ndihma në Gaza/ Kurti- Të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin
13/12 14:50
Top Channel/ Kosova ndihma humanitare për Gazën, anija niset nga Mersini me tenda e ushqime!
13/12 14:11
Top News- Humbi jetën në aksidentin tragjik në Kosovë, kush ishte ekspertja e njohur e mikesha e saj
12/12 22:29
Top News- Specialja refuzon kërkesën e Haxhi Shalës/ Nuk i ulet dënimin Ish-eprorit të UÇK në Hagë
12/12 16:43
Top News- Marrëveshja me Uashingtonin/ Kosova nis pritjen e emigrantëve të dëbuar nga SHBA
12/12 14:08
Top Channel/ Ftohja me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë!
12/12 12:00
Top News- Vrasja e Liridona Ademajt/ Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve
12/12 11:28
Top News – Krisja e marrëdhënieve me SHBA-në / Kurti: Mospajtimet lidhen gjithmonë me Serbinë
12/12 10:30
Top News- Merret vendimi për Hashim Thaçin, çfarë ndodh tani me ish-presidentin
11/12 20:45
DIGITALB DIGITALB