Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, mirëpriti formimin e qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se Borrell, pret intensifikimin e diskutimeve lidhur me bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Kosovës, reformat dhe bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.