Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka dhënë lejen e shfrytëzimit për 124 objekte, ku nuk përfshihen ato objekte që rezultojnë me shkelje në projekt apo shtesa katesh, por thjesht janë vonuar, sipas Bashes, për shkak të procedurave burokratike.