Me rastin e natës së ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka shtruar një drekë të veçantë në të gjithë qendrat e saj sociale për njerëzit në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Bernd Bochard, shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Njësinë Administrative Nr. 4.