Basha takon qytetarët e Elbasanit: Më 25 prill, votoni nisjen e një kulture politike evropiane
11/04/2021 13:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në qytetin e Elbasanit, është pritur nga rreth 300 makina me qytetarë dhe simpatizantë në hyrje të tunelit të Krrabës. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i bëhet ndryshimit më 25 prill dhe në një vend si tuneli i Krrabës, i cili simbolizon fjalën e mbajtur në politik dhe që e tillë do të jetë në kulturën e re politike me qeverisjen e ardhshme. Me dhjetëra herë, ndoshta me qindra herë gjatë këtyre muajve të fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës, të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre. E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpi elbasanllinjve dhe banorëve të qarkut të Elbasanit por jo vetëm por edhe të Korçës, natyrisht edhe të Tiranës, edhe të Durrësit. Për këtë vepër të jashtëzakonshme që me të vërtetë shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndaj sot nuk kam ardhur këtu t’ju flas për diçka për të cilën shpesh herë jeni ju që keni shprehur vlerësimet tuaj, por kam ardhur t’ju jap një mesazh. Mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politik dhe në kulturën politike të re që do të themelojmë së bashku me 25 prill me votën masive për ndryshimin e Shqipërisë. Fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike, i kësaj politike të re e cila siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Evropën. Sepse fjalët e një njeriu me përgjegjësi publike, fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace. Kur del ajo fjalë merr një vlerë e nuk mund të trajtohet si e pavlerë, si e harruar, si e shkelur. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pa fund, 8 vite ma radhë ju dhe të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, e tullumbaceve elektorale që hidhen në fushatë dhe braktisen pas fushate. Janë qytetarët ata që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime vetëm për të marrë votat.

Top News- Demokratët nisin vitin me foltore/ Berisha krahason Ramën me Maduron: Do kesh fundin e tij
05/01 20:58
Top Channel/ Berisha: Rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar
05/01 20:10
Top Channel/ Foltorja e Berishës bosh! Kreu i PD: Ky do jetë viti i opozités
05/01 19:51
Top Channel/ ‘Asnjë pushtet s’ka qenë më i keq se ky’, Boci: Korrupsioni nuk është rastësi, por…
05/01 18:50
Top Channel/ Protesta e “Shqipëria bëhet”, para kryeministrisë, Lapaj kërkon largimin e qeverisë
04/01 15:11
Top News – Spiropali krah Trump. ‘Mbështesim operacionin ndaj regjimit narko-terrorist’
03/01 19:00
Top Channel/ “Pas Maduros, Ramaduro”, Berisha: Shqiptarët të ngrihen në protesta të vazhdueshme
03/01 15:13
Top News – ‘Lea Ypi, kryeministre e qeverisë teknike’ Ja si përgjigjet Berisha
03/01 15:09
Top News – ‘Protestat e fuqishme, rruga e vetme për rrëzimin e Edi Ramës’
03/01 15:08
Top News – ‘Degët e PD, pa kryetar dhe të kyçyra’ Berisha i përgjigjet kritikave
03/01 15:08
Top News – ‘Grusht i plotë shteti, Rama i ka shpallur luftë drejtësisë, diktator absolut’
03/01 14:57
Top News – “Ja vdekje, ja liri!” Berisha bën thirrje për protesta të fuqishme
03/01 14:57
Top News – Berisha gëzon për kapjen e Maduros. ‘Rradhën e ka Edi Rama’
03/01 14:39
Top Channel/ ‘Ky regjim nuk ikën me votë’, Berisha: Do bëjmë gjithçka për ligjin Antimafia…
03/01 12:27
Top Channel/ ‘Asgjë s’do na pengojë për një ripërtëritje të partisë’, Berisha: Do përqendrohemi…
03/01 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Kosovë/ Berisha: Kam uruar Kurtin, zgjedhjet dinjitoze mungojnë tek ne
03/01 12:17
Top Channel/ ‘Ja vdekje ja liri’, Berisha:Të gatshëm për të vazhduar protestat,zgjedhje të lira..
03/01 12:13
Top Channel/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Të largojmë këtë qeveri që…
03/01 12:13
Top Channel/ Viti i Ri 2026, Sali Berisha uron shqiptarët: Fillimi në lartësinë e një misioni të madh
31/12 19:48
Top Channel/ Rama premton BE! Urimi për Vitin e Ri 2026 dhe falënderimi për mbështetjen gjatë 2025
31/12 19:47
DIGITALB DIGITALB