Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë një ecje në Njësinë 10, në Tiranë i cili ka vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese në këtë zonë. Basha ka patur biseda të shkurtra me qytetarë dhe bizneset, të cilat i shprehën shqetësimet sa i përket krizës ekonomik dhe nevojën urgjente për ndryshim. Kreu i opozitës ka kërkuar nga qytetarët të votojnë numrin 9 më 25 prill që t’i japin jetë ndryshimit dhe programeve të Partisë Demokratike që do t’i kthejnë normalitetin Shqipërisë.