Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa fasoneri në Krujë për të parë nga afër pasojat e rënda të braktisjes nga qeveria gjatë pandemisë. “Kam patur rreth 60 punonjës, kam hequr 32 nga puna, të gjitha gra dhe vetëm 11 prej tyre kanë marrë pagën e luftës. Vazhdoj të aplikoj, por nuk kam përgjigje, nuk e di a do të dëgjohet zëri”- i tha pronari i një fasonerie kreut të opozitës.