Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me banorë të Pogradecit. Papunësia e madhe, rënia e fuqisë blerëse, varfëria, mashtrimi që mazhoranca u bëri për t’iu marrë votat tre vite më parë dhe shkatërrimi i pronave me leje ishin, sipas një njoftimi për shtyp të PD, disa nga shqetësimet që banorët i shprehën zotit Basha.