Basha ishte në Kukës në prill të 1999-ës/ Bashkim Shala: Bashkëpunuam në mbledhjen e provave
18/11/2020 15:17

Milaim Bellanica, njeriu kyç, i cili filmoi masakrën e Krushës së Madhe, në prillin e vitit 1999 është filmuar nga kamerat e agjencisë amerikane Associated Press, duke tentuar të hyjë në ambientet e prokurorisë së Kukësit. Por kë donte të takonte Milaim Bellanica brenda kësaj prokurorie? Bashkim Shala është një prej gazetarëve të njohur kuksianë që e raportoi eksodin biblik të shqiptarëve të Kosovës dhe ka shkruar librin “Kronikë Lufte e Qytetit pa Luftë. ”. “Fati deshi që në krizën e Kosovës të vitit 99 të ishim në vendin dhe kohën e duhur. Ishin kohë të vështira dhe tragjike që ne i raportonim ditë përditë. Madje shumë gjëra i anashkalonim, nuk bënin lajm. Kur shkonim në prefekturën e Kukësit, në katin e dytë te zyra e informacionit për të takuar zëdhënësin, atu kemi gjetur dy persona. Një person ishte një djalë i ri dhe një tjetër ishte person me ngjyrë. Jemi prezantuar me ta dhe njëri prej tyre rezulton se paska qenë lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Atëherë nuk e dija. Ishte një djalë i ri që na prezantoi edhe me kolegun e tij. Na tha se ky është nga Afrika e Jugut”, shprehet Shala. Muhamed Veliu: Në çfarë kapacitetesh ishte zoti Basha në atë zyrë. Për kë punonte? Bashkim Shala: Basha me kolegun e tij punonin për Tribunalin e Luftës në ish-Jugosllavi. Pastaj janë vendosur në një zyrë pranë prokurorisë së shkallës së parë të Kukësit në katin e tretë. Unë nga që e dija për misionin e tyre që kishin, dëshmitë që i mblidhja për shtyp dhe ato që më dukeshin më pikante ia jepja ia rekomandoja për në këtë zyrë. Muhamed Veliu: Këta njerëz që i rekomandonit janë pritur janë intervistuar nga ky grup i tribunalit? Bashkim Shala: Unë nuk kam komunikuar më me ta nga që ishte një periudhë shumë intensive. Pavarësisht se ne në shtyp e kryenim misionin tonë mirë ishte që dëshmitë të dokumentoheshin. Muhamed Veliu: Ky ekip i tribunalit çfarë roli kishte? Bashkim Shala: Unë them që kishte rol fakt-mbledhës për krime. Ndërsa për Milaim Bellanicën, i cili po përçmohet e sulmohet për ta diskredituar përse përmend emrin e Lulzim Bashës, Bashkim Shala thotë: “Ai ka bërë një punë jashtëzakonisht ka bërë një sakrificë dhe ai duhet vlerësuar gjithsesi . Ndaj tij nuk duhen ngritur tymnaja ai duhet vlerësuar për punën që ka bërë. Milaim Bellanica të paktën nga pohimet e tij në mediat vizive më është dukur i sinqertë shumë i sinqertë”. Muhamed Veliu: Sipas jush çfarë vlere ka kjo kasetë?

Top News – Dy nismat e PS kundër Iranit. PD nuk merr pjesë në seancën plenare të Kuvendit
16/03 19:00
Top Channel/ Berisha flet për revoltë në 22 mars, çfarë do ndodhë të dielën në protestën e PD?
16/03 15:17
Top Channel/ Më 23 maj votohet kryetari i PD, Berisha sulmon Gonzaton: Sillet si ambasador i Ramës
16/03 15:15
Top Channel/ Berisha sulmon Ambasadorin e BE: Ja si mashtroi për çekun 9 miliardë USD të Trump
16/03 14:13
Top Channel/ “Në Finlandë…’, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Për emrat e banorëve të Pekinit…
14/03 18:58
Top News – Politika uron Ditën e Verës. Begaj e Rama mesazh, Berisha ndalet në Elbasan
14/03 12:51
Top Channel/ Berisha në Elbasan për Ditën e Verës: Festën tjetër, të keqen t’ia kemi lënë dimrit
14/03 12:39
Top Channel/ Berisha shkon në Elbasan në Ditën e Verës: Të keqen ia lanë dimrit dhe Ramës
14/03 12:21
Top Channel/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I mbylli dyert Europës
13/03 22:48
Top Channel/ “Irani, sponsor i terrorizmit”! PS çon pr.rezolutën në Kuvend
13/03 19:38
Top Channel/ Rama: Asnjë frenim drejt BE/ Çështja “Balluku”, Kryeministri: Avancojmë me kapitujt
13/03 19:35
Top Channel/ Përgjigjja e plotë e Ramës për ambasadorët: S’lejoj të më shihni nga lart poshtë
13/03 15:50
Top Channel/ Nafta, PD kritika qeverisë/ Bozdo: Nuk po merr masa, duhet ndryshuar ligji
13/03 15:21
Top Channel/ Rama përplaset ashpër live me gazetaren, ja c ndodhi në konferencë
13/03 14:56
Top Channel/ “Vota për Ballukun nuk do përdoret si argument nga vendet e BE”, Rama flet edhe për…
13/03 14:24
Top Channel/ Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje, Rama: Ka shumë vende që se kanë përdorur kurrë…
13/03 13:55
Top Channel/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret
13/03 13:52
Top Channel/ ’Mendoni se gjithë bota mezi po pret Porto Romanon?’, Rama: Fuqizimi i shqiptarëve…
13/03 13:51
Top Channel/ ‘Asnjë prokuror nuk mund të pengojë më funksionin e vendit’, Rama: Imuniteti…
13/03 13:51
Top Channel/ A mund të rendisni disa shtete që kanë penguar ‘Porto Romanon’? Ja si përgjigjet Rama
13/03 13:40
DIGITALB DIGITALB