Basha: Anulojmë fiskalizimin/ Kreu i PD bën marrëveshje me personat më aftësi të kufizuar
13/04/2021 15:24

Lista e ligjeve dhe e koncesioneve që Lulzim Basha është zotuar se do i anulojë pas 25 Prillit është e gjatë, por së fundmi është shtuar edhe sistemi i fiskalizimit, të cilin demokratët e konsiderojnë aferë korruptive, e cila duhet hetuar. Lulzim Basha: Në fakt plani ynë është i qartë dhe i thjeshtë. Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë dyfish krahasuar me dy vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, pasi me çdo gjobë i merret fitimi i muajit, nganjëherë dhe i vitit. Kjo aferë do të hetohet deri në fund, ashtu siç kemi thënë prej ditës së parë, ashtu siç kemi denoncuar me fakte sepse për biznesin e vogël dhe të mesëm, që për ne fillon nga 140 milionë lekë të vjetra, do ketë një dhe vetëm një masë. 0.5% tavani i xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, një pullë fiskale në hyrje të biznesit, që do të ndalojë praninë e tatimorëve, janë dy garancitë që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm që është kolona vertebrale e ekonomisë. Kryedemokrati garanton se nuk do e prekë reformën në drejtësi, ndryshe nga sa e akuzon kundërshtari politik. Lulzim Basha nënshkroi publikisht një marrëveshje me përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar, ku u zotua me shkrim se brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së djathtë do të ndërhyhet dhe përmirësohet legjislacioni penal, administrativ, civil dhe ai noterisë; për të garantuar akses të barabartë për këtë kategori në cdo fushe. Për çdo individi me aftësi të kufizuar të prekur nga Covid- 19, premtohet mbështetje financiare përmes rimburisimit. Lulzim Basha: Marrëveshja na detyron që nga dita e parë e qeverisjes jo vetëm të korrigjojmë gabimet e rënda, do thoja fajet e rënda që kanë rënduar mbi kurrizin e dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuara këto tetë vite, por mbi të gjitha na angazhon që standardin europian, cilësinë europiane të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara ta kemi si synimin, objektivin dhe shënjestrën e çdo mase që do të marrim këtej e tutje si një qeveri e përgjegjshme. Me herët Basha u takua me të rinjtë e Farkës, të cilëve iu përsëriti angazhimin se Partia Demokratike do anulojë ligjin e arsimit te lartë.

Top Channel/ PD merr mandatin e 4 në Lezhë! Pérplasje dhe surpriza gjatë numërimit
17/05 22:22
Top News – Diaspora ndryshon Kukësin brenda PD. Përmbyset vota preferenciale, nuk ndryshon Fieri
17/05 21:44
Top News – Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama flet për 2030, Macron-pse jo në 2027!
17/05 21:00
Top Channel/ PD ruan mandatin 4 në Lezhë. Tensione gjatë numërimit të votave të emigrantëve
17/05 20:15
Top Channel/ Kushner vlerëson Ramën! Dhëndri i Trump, video-mesazh: Projekti në Sazan, spektakolar
17/05 19:38
Top News- Fitorja në limit, PD mban mandatin e katërt në Lezhë me ndihmën e diasporës
17/05 19:32
Top News – Dhunoi komisionerin për një votë/ Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg 26 vjeçarin
17/05 19:30
Top Channel/ “Thatë nuk ka ndryshime”, Tabaku përplaset me Celibashin: Tani dalin 50 vota më shumë
17/05 18:03
Top News- Vëzhgon votat e diasporës në ditëlindje, Gjekmarkaj merr urime edhe nga socialistët
17/05 17:01
Top Channel/ Numërimi preferencial për Tiranën, ja kandidatët që po ndjekin numërimin live
17/05 17:00
Top Channel/ Gjekmarkaj feston ditëlindjen te Parku Olimpik, surpriza e papritur për të
17/05 16:13
Top Channel/ PS po merr mandatin e 84/ Votat e emigrantëve për Lezhën po ndryshon numrin e mandateve
17/05 16:10
Top News- Bashkëshortja e Ramës flet për kryeministrin- Sfiduese të ruaja identitetin tim
17/05 15:53
Top Channel/ Ana tjetër e Linda Ramës: Makinës i jap vetë, skam dado për fëmijën
17/05 15:52
Top News- Rama e Macron në forumin ndërkombëtar/Presidenti francez thirrje për investime në Shqipëri
17/05 15:50
Top News- ‘Do të rrethohen ambasadat’/ Berisha paralajmëron protesta jashtë vendit
17/05 15:48
Top News- Vota me postë nga Greqia/ PD vijon betejën ligjore, numëruesin kontestojnë votat
17/05 15:48
Top Channel/ Debat mes Manjës dhe Tabakut gjatë numërimit, ndërhyn Gjoni: Ec andej!
17/05 15:47
Top News- Goditi Sekretarin e KZAZ për 1 votë/ Lihet në burg 26-vjeçari Rei Nozlli
17/05 14:10
Top Channel/ Rama dhe kryeministrja e Danimarkés zbulojnë përfundimet e Samitit
16/05 23:12
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta