Pamundësi për ta vazhduar për skadim të afateve dhe rënie në parashkrim të të gjitha shkeljeve. Është ky rezultati i vetëm që doli nga Gjykata e Barit mbi shpërdorimet dhe vjedhjet në kuadrin e misionit “Arcobaleno” në Kosovë, misioni i organizuar nga qeveria italiane në vitin 1999, në ndihmë të popullatës kosovare të goditur nga lufta.