PD reagoi përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancë plenare. Në një deklaratë për mediat, Bardhi listoi sipas tij, faktet sesi sipas demokratëve, ndryshimet njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit. Deklarata Edi Rama gënjeu prapë sot. Ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.