Belinda Balluku është sfida më e madhe që qeveria Rama ka në mandatin e saj të katërt dhe me përballjen me drejtësinë. Gjykata Kushtetuese votoi ditën e premte për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës në një votim 4-4 duke i dhënë të drejtë SPAK dhe GJKKO dhe duke rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për ta rrëzuar, por pa krijuar precedent të përhershëm. Kreu i qeverisë, Edi Rama, reagoi publikisht në lidhje me vendimin, por duket se PS nuk ka ndërmend të mbledhë për shpejt këshillin e mandatave pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e sotme. Kryeministri mendon të marrë dhe një mendim ligjor ndërkombëtar.