Avdullah Hoti, video-mesazh për Vitin e Ri
31/12/2020 16:12

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e festës ndërrimit të motmotit, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për një vit sa më të mbarë, duke thënë se viti që po lënë pas ishte jashtëzakonisht i rëndë për shkak të pandemisë me koronavirus. Ai në një video-adresim përmes Facebook-ut ka thënë se lutjet e tij sonte janë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, përfshirë familjet e mjekëve dhe infermierëve, policëve dhe stafit tjetër që kanë humbur jetën në krye të detyrës, ndërsa, të prekurve iu dëshiroj shërim sa më të shpejtë. “Angazhimi i jashtëzakonshëm i mjekëve, infermierëve, policëve, inspektorëve dhe vetë qytetarëve tanë, e ka renditur Kosovën ndër vendet që janë ballafaquar me sukses me këtë pandemi. Prandaj, dua t’i falënderoj të gjithë nga zemra për profesionalizimin dhe vullnetin për t’u dalë në ndihmë pacientëve anekënd Kosovës”, tha Hoti. Hoti theksoi se pandemia ka prekur mirëqenien e qytetarëve, por qeveria ka bërë të pamundurën për t’u dalë në ndihmë të gjithëve ndonëse e pranon se kjo mbështetje nuk ka qenë në shkallën e duhur, por që sipas tij, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike ka qenë ndër më të mëdha në rajon dhe më gjerë. “I kemi dyfishuar subvencionet për bujqësi, kemi përkrahur bizneset masivisht, kemi ndihmuar gratë në biznes, kemi dyfishuar asistencën sociale, kemi mbështetur komunitet jo shumicë në kushte të vështira, kemi mbështetur artistët tanë, sportistët dhe rininë. Me qëllim që qytetarët ta përballojnë sa më lehtë këtë krize, kemi mundësuar tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale. Përmes këtyre masave, qytetarët e kanë ndier dorën e shtetit të tyre, e kanë ndier se nuk janë vetëm në këtë kohë krize”, u shpreh Hoti. Hoti ka thënë se vitin në të cilin po hyjmë do të vazhdojnë të ruajnë integritetin e institucioneve dhe të promovojnë vlerat demokratike, përmes një qeverisje që ofron normalitet në jetën e përditshme. Mesazhi i kryeministrit Hoti me rastin e vitit të ri 2021: Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Dëshiroj t’ju shpreh urimet më të përzemërta për vitin e ri, me lutjet për shëndet, mbarësi dhe suksese në familjet e juaja. Viti që po e lëmë pas, ka qenë i rëndë. Kjo pandemi na ka goditur të gjithëve. Lutjet e mia sonte janë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, përfshirë familjet e mjekëve dhe infermierëve, policëve dhe stafit tjetër që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Ndërsa, të prekurve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

Top News/ SHBA i kërkon Kosovës Asociacionin. O’Brien takon Kurtin: Të zbatohen zotimet e dialogut
24/04 22:24
Top Channel/ “Me këmbët e shkruara”! Pedagogu Krasniqi: I pyes çfarë ke aty, jo nën fustan por…
24/04 16:17
Top Channel/ 62 vite burg përdhunuesve/ Prishtinë, dënohen 6 të rinjtë që abuzuan me një 11 vjeçare
23/04 19:55
Top Channel/Pezullohet profesori nën akuzë/Prishtinë, u denoncua nga 27 studente për ngacmim seksual
23/04 19:38
Top Channel/ Prishtë, 62 vite burg përdhunuesve. Dënohen 6 të rinjtë që abuzuan me një 11-vjeçare
23/04 17:08
Top Channel/ “Do të të bëj masazh”! Pezullohet nga detyra pedagogu i Universitetit të Prishtinës
23/04 16:32
Top News/ DASh, Kosova pa përparim. Raporti: Politika, ndërhyrje të forta te drejtësia
23/04 15:53
Top News/ Ngacmoi s*ksualisht studentet. Pezullim për pedagogun në Universitetin e Prishtinës
23/04 15:34
Top Channel/ Pezullohet profesori në Prishtinë, u denoncua nga 27 studente për ngacmim seksual
23/04 15:27
Top Channel/ Nënat e Srebrenicës falenderojnë Osmanin: Fjalimi për genocidin serb, nuk do harrohet!
23/04 15:17
Top Channel/ Hasani, vizitë në Kroaci/ Diskutimi për bashkëpunimin mes Tiranës dhe Zagrebit
23/04 15:13
Top News/ PE jep dakordësinë!/ Hiqen vizat për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe
23/04 14:30
Top Channel/ Akuza për ngacmim seksual në Prishtinë, 27 studente denoncojnë profesorin
23/04 12:29
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA përplaset me Rusinë për Kosovën: S`e zhbëni dot historinë!
23/04 11:08
Top Channel/ Dënohet bojkoti serb/ Qeveria e Kosovës kërkon heqjen e masave ndëshkuese
22/04 19:50
Top News/ Marrëdhëniet Kosovë-Serbi. BE: Rezultati zgjedhor nuk do t’i ul tensionet
22/04 18:39
Top Channel/ Studentja me lot në sy i drejtohet profesorit: Më ke pyetur a dëshiron të bëj të masazh
22/04 18:36
Top Channel/ Dënohet bojkoti serb/ Qeveria e Kosovës kërkon heqjen e masave ndëshkuese
22/04 15:33
Top Channel/ Dënohet bojkoti serb/ Qeveria e Kosovës kërkon heqjen e masave ndëshkuese
22/04 12:46
Top Channel/ Kosova, thirrje BE-së: Hiqni masat- votimet u mbajtën, detyrimi ynë mbyllet këtu!
22/04 12:22