Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Kryeministri e përfshiu në grupin “KÇK”, akuza edhe nga Braçe
01/11/2019 19:27

Pasditen e sotme është realizuar një atentat ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit dhe aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve. Po cilat kanë qenë akuzat e fundit politike ndaj Arian Ndojt? Më 3 tetor, nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli për një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“, do të shprehej Rama. Ndonëse kryeministri nuk bëri publik emrin e prokurorit, ai u identifikua një ditë më pas nga zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili e akuzoi Ndojin për bashkëpunim me bandat kriminale. “Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë psillëk zhuli”, u shpreh Braçe. Një javë më pas, emri i Arjan Ndojit u rikthye sërish në sallën e Parlamentit, kur kryeministri e përfshiu në të ashtuquajturin “grupi kap çfarë të kapësh” (KÇK). “Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kot t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Prcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama.

Top News – Lufta ndihmon Shqipërinë. Turistët kërkojnë siguri dhe vende me kosto të ulët
24/03 11:39
Top News – Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë. Kërkohej nga Italia, i dënuar për trafik droge
24/03 11:16
Top Channel/ I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në…
24/03 10:13
Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
DIGITALB DIGITALB