Atentat sa del nga burgu, plagosen dy persona në Vlorë
19/01/2020 02:38
Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati këtë mbrëmje në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Roland Çepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Çepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë.