Astrit Hafizi, specialist futbolli kritikoi ashpër performancën e Ekipit Kombëtar të Futbollit që mbylli pa sukses ndeshjet kualifikuese në grupe për Europianin 2020. Ish Trajneri i Ekipit Kombëtar tha se Shqipëria e sotme kuq e zi ka shumë probleme në strukturën e ekipit dhe nivelin e lojtarëve, organizimin dhe filozofinë e lojës. Hafizi thotë se trajnerët e huaj nuk po plotësojnë pritshmëritë për paratë që shpenzon FSHF për pagat e tyre dhe objektivat e ekipit. Është koha t'iu jepet besim trajnerëve shqiptarë tha Astrit Hafizi në Top Talk.