Kanë kaluar 20 vjet qëkurse NATO ndërhyu në Kosovë për t’i dhënë fund luftës. Për të përkujtuar këtë datë artisti nga Peja , Sokol Beqiri, vjen me të parën ekspozitë personale në Tiranë. Duke sjellë dëshmitë e asaj kohe me qëllimin e qartë, që në rast se arti nuk mund të shpëtojë, të paktën duhet të raportojë.