As ilaçe, as analiza; Të sëmurët me tumor, në spital mungojnë reagentët
18/01/2018 20:15
Mirela Balisi vetëm 44 vjeç , që prej 6 muajsh është diagnostikuar me kancer gjiri. Por ka plot 6 muaj që mjekët i kërkojnë të bëjë një analizë molekulare, e cila quhet imunohistokimi, por nuk e bën dot, ndonëse ka filluar trajtimin me kimioterapi.