ArtKand, emisioni më i ri i artit/ Një galeri e re televizive cdo të shtunë në ekranin e Top Channel
05/03/2021 20:11

Një galeri e re televizive sapo ka marrë jetë në Top Channel. ArtKand, emisioni më i ri i artit në Shqipëri, çel siparin këtë të shtunë në orën 14:15. Një ankand veprash arti, do të zhvillohet në një galeri të mirëfilltë. Kjo është një hapësire e re ekspozimi për të gjithë artistët, që shpesh kanë qenë të shqetësuar për mungesë të galerive. Nën autorësinë dhe moderimin e Jetona Kocibellit, dhe në statusin e të ftuarit të përhershëm Genc Përmetit, ArtKand është në momentet e fundit të përgatitjes. “Kjo është një ftesë për të gjithë ata që duan të sjellin dhe promovojmë artin e tyre, por mbi të gjitha për të gjithë ata që duan të investojnë dhe të kenë pasuri të patundshme veprat e artit. Unë e kam thënë edhe në herët që në Shqipëri ndodh të kemi 10 apartamente dhe një pikturë ndërkohë që rëndom duhet të ishte e kundërta. Pra të kishim dhjetë piktura dhe një apartament. Unë besoj që ky do të jetë një program që do të ketë sukses. Do t’i ftoja të gjithë audiencën dhe ata që ndjekin, që e duan dhe janë të dashuruar me artin, të gjejnë një dritare të re komunikimi Të qarkullojnë veprat. Të shesin dhe të blejnë. Të gjitha këto bëhen nën emrin e madh, të një ekrani të madh. Sic është Top Channel”, tha Jetona Kocibelli, autore/moderatore e ArtKand. Studioja si galeri, është konceptuar dhe krijuar nga skenografi Fatmir Minga, i cili shprehet se nëpërmjet saj ai ka realizuar një ëndërr.

Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14
Top Channel/ Dasma hasiane, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël
21/06 12:50
Top Channel/ “Kujtesa e mesdheut”! 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare
19/06 12:26
Top Channel/ “Çfarë pa shërbëtorja”! Komedia me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
19/06 12:24
Top Channel/ Klasat e qëndisjes, artizanët në Gjirokastër promovojnë kulturën e traditën te turistët
18/06 12:37
Top News – Jenny e ‘Ace of Base’, koncert në Tiranë. Zëri ikonik pushton sheshin ‘Skënderbej’
16/06 21:18
Top Channel/ Konkursi “Pjetër Gaci”/ Në Shkodër garuan të rinjtë e talentuar të muzikës klasike
16/06 15:33
Top Channel/ Nata e dytë e “Eagle Beat Tirana”/ Tjetër mbrëmje magjike, Elvana Gjata, Ledri Vula…
15/06 15:11
Top Channel/ Shekullori i korit të Korçës/Këndoi kur ishte 17 vjeç e tani është bërë simbol i Korit
15/06 12:30