Yayoi Kusama mbush 90 vjeç këtë muaj dhe artistja japoneze padyshim ka shumë për të festuar. Ajo konsiderohet artistja më e famshme femër e botës që është ende në jetë.Revista “Time” e ka renditur në listën e 100 personave me më shumë ndikim dhe një dokumentar i gjatë mbi jetën e Kusamës vazhdon të transmetohet nëpër festivale.