Artistë të famshëm ndërkombëtarë të artit të rrugës, prej disa ditësh kane filluar të ndryshojnë fasadat e qytetit naftëtar të Patosit. Nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti, 10 artistë të famshëm nga bota, në bashkëpunim me bashkinë e Patosit, po ndryshojnë monotoninë e disa prej ndërtesave dhe pallateve në këtë qytet, duke i dhënë ngjyra e forma objekteve, të shndërruara pothuajse gri.