Mbrëmjen e së shtunës u çel në galerinë e arteve pamore të Durrësit ekspozita “Art në Kafaz”. Një ekspozitë ndryshe, e diktuar nga pandemia dhe pas daljes nga kafazi i izolimit, por që u mirëprit nga dashamirësit e artit. Nën idenë dhe kurimin e Anna Ninës, dhjetë artistë durrsakë u bënë bashkë për të ndarë me publikun përjetimet e tyre gjatë izolimit të formësuara në art dhe për të përcjellë përmes larmisë së ngjyrave dhe tematikës vazhdimësinë e jetës. Në muajt e karantinës më erdhi ideja të organizoja diccka, një rikthim të jeës në ngjyra dhe art duke kontaktuar artistët durrsakë. Arti është një tjetër pasion i imi, jo vetëm deti.”, tha Anna Nina, Kuratore.