Fier- Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari sipas policisë është Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier. Ai është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Kreshpan’ ndërsa rezulton të jetë i dënuar në Itali me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.