Vrasja e kreut të klanit "Skaljari” në Stamboll, Jovan Vukotiç më 8 shtator dhe informacioni që tregonte mizorinë e këtij krimi ishte se ai u likuidua para gruas së tij shtatzënë dhe fëmijës tjetër që nuk ishte as një vjeç, tregon se “kodi mafioz”, i cili respektohej dikur, nuk ndodh më. Kjo edhe sepse Vukotoiç nuk është i vetmi që u ekzekutua gjakftohtë para fëmijëve. Në luftën brutale të klaneve, askush nuk mendoi për pasojat, e vetmja gjë për të cilën fëmijët do të kujtojnë baballarët e tyre është krimi, gjaku dhe lotët.